Spektakël golash në Berlin! Austria mund Holandën dhe e mbyll si e para Grupin D

0

Austria ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-3 Holandën në Berlin, në takimin e fundit të Grupit D.

Ishin austriakët e Rangnick ata që kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Malen në minutën e 6’. Pjesa e dytë nisi me gol nga Gakpo, i cili barazoi takimin në minutën e 47.

Austriakëve u mjaftuan vetëm 12 minuta për të kaluar sërish në avantazh me Schmid, ndërsa barazimi për herë të dytë në këtë takim erdhi nga Depay në minutën e 75’.

Pas 5 minutash, ishte Sabitzer që realizoi një supergol për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Kështu Austria e mbyll grupin si vendi i parë me 6 pikë dhe kjo falë barazimit të Francës me Poloninë në sfidën tjetër, ndërsa Holanda kalon më tej si një nga të tretat më të mira me 4 pikë.//TopChannel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu