Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dalë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas më shumë se dy orë marrje në pyetje.
Lame u thirr për tu pyetur mbi dosjen e SPAK sa i takon legalizimeve në këmbim te votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Kujtojmë se në pranga pak kohë më parë u vendos nje ish-punonjës i Aluiznit dhe një ish-kryeplak, burime për VoxNews thonë se Lame u thirr nga prokurori, Ened Nakuçi.