Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga ngjarja e rëndë, e cila ka ndodhur së fundmi në ambientet e Fakultetit të Ekonomiksë.
Teksa Shefi i Departamentit Mirdaim Axhami ka dhunuar fizikisht pedagogen e po të njëjtit fakultet Liljana Billa, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të disa tezave të provimeve.
Nga ana tjetër, siç mësojnë burimet për media Axhami e ka goditur me grusht pedagogen në një ambient i cili nuk ishte i survejuar nga kamerat.
Ka qenë vetë pedagogia e cila ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që Axhami ka rënë në prangat e uniformave blu rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia vijon ende hetimet ndërkohë që ngjarja është vërtetë e rëndë duke mos respektuar këtu as etikën, as profesionin apo dhe marrëdhëniet njerëzore ndërmjet tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njoftoi policia.