Aksident në autostradën Lushnje-Fier, plagosen disa persona!

0

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier.

Disa persona mësohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.

Si pasojë e përplasjes, është krijuar trafik i rënduar deri në afërsi të Savrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu