DROPULL- Një vatër e madhe zjarri ka rënë në fshatin Frashtan në Bashkinë e Dropullit ku rrezikon disa banesa. Më tej raportohet se në vendngjarje kanë shkuar 2 makina zjarrfikëse nga Gjirokastra.
Gjithashtu për të vënë nën kontroll flakët janë angazhuar edhe zjarrfikëset e Dropullit. Ndërkohë është dashur edhe ndërhyjrja me helikopter për të vënë në kontroll zjarrin.