Durrës, digjen dy automjete të parkuara

0

Dy automjete të parkuara janë djegur gjatë natës në Durrës.

Mësohet se njëri prej automjeteve është i kryeinxhinierit të OSHEE, Durrës, shtetasit Arben Alushi.

Kryeinxhinieri OSHEE-se Durrës ka thënë se nuk ka konflikte personale apo familjare, ndërsa ka ngritur dyshimet se ngjarja ka të bëjë me detyrën.

“Nuk kam konflikte me persona të tjerë. S’kam probleme personale dhe as familjare. Dyshoj se ngjarja ka te beje me detyrën.

Shpresoj që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt. Kam besim tek autoritetet ligj zbatuese”, u shpreha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu