Rrëzohet në det nga Jet Ski e mitura 14 vjeçe në Ksamil. Niset me urgjencë drejt Tiranës

0

Një 14-vjeçare është aksidentuar rëndë në plazhet e Jugut të Shqipërisë, Ksamil.

E mitura është rrëzuar nga një mjet lundrimi, jet-ski dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.

Bëhet me dije se 14-vjeçarja ishte duke lunduar me vëllain e saj 20-vjeçar i cili gjatë lundimit humb kontrollit e drejtimit i cili ishte shkak i ngjarjes.

Njoftimi:

Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur.

14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu