Zjarr i madh në fshatin Humelicë të Gjirokastrës, shkrumbohet prodhimi i pakorrur

0

Zjarr i madh ne fshatin Humelicë të Bashkisë Gjirokastër. Një zjarr i vënë qëllimisht në një parcelë të mbjellë me grurë ka marrë flake duke u shkrumbuar i gjithë prodhimi i pakorrur.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, me në krye Gramoz Llapin, ku u arrit të krijohej perimetri mbrojtës, që zjarri mos të avanconte në drejtimin lindor, ku gjendet parcela e mbjellë me drurë frutorë dhe arrore.

Brenda një kohe të shkurtër, zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën, duke larguar rrezikun. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të zjarrvënësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu