Një incident tragjik ka ndodhur në Pogradec, ku një punëtor 27-vjeçar është aksidentuar në vendin e punës dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.
Informacionet paraprake tregojnë se ai ka marrë dëmtime pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri. Punëtori u transportua menjëherë në spitalin e Pogradecit, por gjendja e tij shëndetësore e rëndë ka detyruar mjekët të ndërmarrin masa për ta transferuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia është e angazhuar në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar se të gjitha procedurat ligjore do të ndiqen për këtë rast.