Nuk pyet 25-vjeçari në Lezhë/ Hyn me makinë në breg të detit dhe rrezikon jetën e pushuesve

0

Një 25-vjeçar është arrestua sot në Lezhë, pasi ka rrezikuar jetën e pushuesve në zonën e plazhit, në Kune-Vain.

Mësohet se i riu ka hyrë me makinën e tij në bregdet dhe ka qarkulluar me pushuesve. Pas identifikimit, i riu u arrestua, teksa mjeti i tij u sekuestrua si provë materiale. Në përfundim, ai u gjobit me 60 000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Kune-Vain, Lezhë

U fut me automjet në breg të detit dhe qarkulloi mes pushuesve, duke iu rrezikuar jetën, Policia identifikoi drejtuesin dhe e ndëshkoi me masë administrative 60 000 lekë.

Menjëherë pas publikimit në media të një video-je në të cilën shfaqet një shtetas duke lëvizur me automjet, përgjatë bregut të detit, në Kune-Vain, Policia Rrugore e Lezhës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas.

Si rezultat, u identifikua dhe shoqërua në komisariat, së bashku me automjetin me të cilin shfaqet në video, shtetasi E. P., 25 vjeç, banues në Kurbin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu