Tragjike në Elbasan/ Po ndihmonte një qytetar, por i bie autoboti i ujit sipër, humb jetën efektivi (EMRI)

0

Një efektiv policie ka humbur jetën në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të Premtes.

Burime jo zyrtare bënë me dije se 62 vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë.

Fatkeqësisht gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62 vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu