TMERR/ 43-vjeçari vr’et ish-gruan në sy të vajzës së mitur, më pas që’llon veten

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-gruan e tij dhe më pas veten.

Mësohet se krimi ka ndodhur në Amfilochia, në shtëpinë ku viktima jetonte me vajzën e saj të mitur. Sipas mediave greke, dy ditë më parë viktima kishte bërë kallëzim ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kërcënim në familje, por nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij. Në datën 12 maj të vitit të kaluar, autori u arrestua pas denoncimit të gruas së tij, e cila ishte të larguar nga banesa pasi ai e dhunonte e fyente dhe kërcënonte. Në atë kohë ai u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Po ashtu, në 2023, edhe 43-vjeçari kishte bërë padi ndaj 36-vjeçares, ku edhe ajo u shpall e pafajshme.

 

Sipas informacioneve të deritanishme, 43-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gruas në mëngjes herët duke mbajtur në dorë pushkën. Vajza e tij 13-vjeçare, e cila e vuri re, ka bërtitur. Qiramarrësi i katit të sipërm të shtëpisë dëgjoi zërat dhe u përpoq ta ndalonte.

Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. I tërbuar, ai qëlloi gruan nga xhami. Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës dhe ka vrarë veten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu