Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump është sulmuar, me armë zjarri, në një tubim elektoral në Pensilvani. Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare duket momenti kur Trump është qëlluar gjatë momentit që po mbante fjalimin para mbështetësve të tij.
Pamjet tregojnë momentin kur rojet e sigurisë rrethojnë presidentin dhe e fusin poshtë tavolinës për të shmangur rrezikun.
Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i hidhen në ndihmë.
Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa pomponte grushtin. Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij.
Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal.
Ende janë të paqarta arsyet e sulmit, por mendohet se kjo mund të vijë edhe si pasojë e retorikës anti Trump që kundërshtarët dhe mediat e majta kanë ngritur ndaj tij.
Shërbimet Sekrete e kanë dërguar atë për mjekim në spital. Mbështetësit u shqetësuan teksa panë fytyrën e Trump të gjakosur.