Detaje të reja/ 26 vjeçari u ngrit të shkonte në tualet kur i ra dera në kokë, ndërsa objektivi ishte e divorcuar dhe punonte…

0
Screenshot

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në katin e 4-ërt të një pallati në lagjjen Haxhias në Elbasan. Siç pohon dhe Policia, tritoli është vënë në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku po jetonin me qira dy vajza.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale te banesat e tjera. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi Enea Thomarai rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. Me lot në sy babai i të riut tregon se në momentin e shpërthimit i biri ishte ngritur për të shkuar në tualet teksa nga forca e shpërthimit dera i ka rënë në kokë.

Edhe fqinjët e tjerë flasin me shqetësim për çfarë ka ndodhur. Sipas tyre nga shpërthimi kanë përjetuar panik si dhe janë shkaktuar dëme në banesat e tyre.Sa i takon objektivit pra dy vajzave që iu vu tritoli theksojnë se nuk kanë parë lëvizje të dyshimta dhe as janë regjistruar problematika më herët.

Infoweb media mëson se në banesën ku është vendosur tritoli jetonin një 30 vjeçare e divorcuar nga Lezha dhe vajza e saj 9 vjeçare.Shpesh e reja vizitohej nga motra e saj. Kontaktet e 30 vjecares me fqinjët ishin vetëm përshëndetjet e momentit. Sakaq mësohet se gruaja nga Lezha punonte me rrjetet sociale , dilte herët në mengjes nga banesa dhe kthehej paradite me vajzën e saj. Ndërkohë në Elbasan jetonte me qera prej një viti.

Teksa shpërthimi me tritol ka lënë pas panik policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu