Po lahej në det në Golem, mbytet turistja sllovake

0

KAVAJA- Një 61-vjeçare, banuese në Sllovaki ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa lahej në det. Ngjarja ka ndodhur në Golem rreth orës 19:30. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

Njoftimi:

Golem, Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu