Kryeministri Edi Rama nesër, 17 korrik do të zhvillojë një takim me të gjithë kryetarët e Bashkive të vendit.
Ky takim pritet të mbahet në Kryeministri në sallën COD .
Bëhet me dije se temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë sezoni turistik , por edhe ligji për legalizimet. Kujtojmë që tashmë është bërë një traditë që kreu i qeverisë çdo verë mbledh kryebashkiakët për të diskutuar për turizmin, por edhe për problemet që mund të hasen bashkitë.