Ish-ministri Sandër Lleshaj thirret në SPAK

0

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për rreth një orë.

Sipas raportimeve Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK. Prokuroria e Posaçme po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm më 10 dhjetor të 2020-s, pas protestave që shkaktoi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu