Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së shtunës në Fier, ku një 32 vjeçar ka goditur me thikë një grua, rreth 70 vjeçe.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Zhupan.
Sipas policisë, e moshuara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, i riu është shoqëruar në polici.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.