Mesohet se makina ka dalë nga rruga për shkak të shpërthimit. Fillimisht policia ka menduar se kemi të bëjmë me aksident, por pas hetimeve është arritur në përfundimin se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpërthimit.
Policia shprehet se vëllezërit Mine nuk kanë precedentë penalë. Mirëpo, efektivët po hetojnë veprimtarinë dhe bizneset e vëllezërve dhe gjithashtu edhe faktin nëse ata merreshin me veprimtarinë e lojërave të fatit.
Vllezerit prej dy vitesh jetojnë në Gramsh, pasi më parë kanë qenë emigrant. Po hetohen veprimtaritë dhe bizneset që kanë dy vëllezërit. Pika e parë që po hetohet është aktiviteti i dy vëllezërve, teksa janë marrë në pyetje edhe të afërm të vëllezërve Mine. Policia po heton dhe nëse dy vëllezërit po merren me aktivitete të paligjshme, siç janë lojërat e fatit.