Arrestohen 11 shtetas pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.
Po ashtu procedohen 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.