Makina përplas 17-vjeçarin me motor në aksin Shkodër- Muriqan

0

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Shkodër.

Autoritetet policore raportojnë se motori me drejtues një 17-vjeçar është përplasur me automjetin  me drejtues shtetasin F. M. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër- Muriqan”.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 17-vjeçari, i cili është dërguar me urgjerncë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu