Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë pak momente me parë ku një i mitur ka plagosur me thikë një 38 vjeçar që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, ku dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.