Kalimash/ 31-vjeçari humb jetën, i përmbyset kamioni teksa po shkarkonte krom

0

Një 31-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën në mënyrë aksidentale në karrierat e kromit në Kalimash.

31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.

Për pasojë, kamioni është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen 31-vjeçarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupet e ekspertëve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu