Pësoi arrest kardiak në Butrint, ndërron jetë turistja holandeze

0

Një turiste 70-vjeçare ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në Butrint.

Mësohet se Yvone Boer 70 vjeç nga Holanda ishte me një grup turistësh holandeze paraditen e sotme për vizitë në Butrintin Antik. Por kur 70-vjeçarja ka shkuar lart në Kala nuk është ndjerë mirë.

Menjëherë është njoftuar ambulanca ku fillimisht për shpejtësi është dërguar në ambulancën e Ksamilit dhe më pas në urgjencën e Sarandës.

Sipas bluzave të bardha 70 vjeçarja e huaj dyshohet se ka humbur jetën nga arresti kardiak.

Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë në mjekësinë ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu