Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Valas të Elbasanit.
Shtëllungat e tymit duken në largësi, çfarë nënkupton se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ullishta e drufrutorë.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet zjarrfikëse të cilat po përpiqen të izolojnë dhe fikin zjarrin.
Por terreni i thyer nuk favorizon.
Ndërkohë po punohet me pompa krahu dhe mjete rrethanore.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Infoweb Media