Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Lushnjë, niset drejt Greqisë për kurim

0

Një person në lagjen Savër në rajonin nr.5 në Bashkinë e Lushnjës është ekzaminuar me virusin ‘ethet e Nilit’.

Bëhet fjalë për një 63-vjeçar me iniciale, S.D i cili është larguar drejt shtetit helen për t’u kuruar. Pasi është ndjerë keq, i moshuari është larguar drejt Greqisë, ku po kurohet dhe më pas atje është konfirmuar prekja nga virusi. Këto fakte i konfirmojnë jashtë kamerës fqinjët dhe banorët e zonës.

Ndërkohë, nisur nga situata, Ministria e Shëndetësisë ka nisur protokollin e këtyre rasteve dhe disa net më parë është kryer dhe disinfektimi i zonën në Savër, proces i kryer në orët e vona të natës. Nga autoritetet vendore konfirmohet fakti se është kryer disinfektimi dhe nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë situatë.

Tre qytetarët që humbën jetën nga Ethet e Nilit ishin mbi 62 vjeç dhe me sëmundje të tjera shoqëruese. Virusi kalon lehtshëm tek të rinjtë, por të rrezikuar janë moshat mbi 50 vjeç me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.