Aksident tragjik në Turqi! Shoferin e zë gjumi, autobusi përplaset me mbikalimin e urës. Humbin jetën 9 persona dhe plagosen 26 të tjerë

0

TURQI- Një autobus u përplas me shtyllën e një mbikalimi ure pranë Ankarasë herët të premten duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur 26 të tjerë. Bëhet me dije se aksidenti ndodhi në orën 5:00 të mëngjesit kur autobusi kishte nisur udhëtimin nga Eskişehiri.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin tha se informacionet paraprake sugjeronin se shoferin e kishte zënë gjumi në timon pasi nuk kishte asnjë tregues se ai kishte tentuar të frenonte. Një hetim mbi aksidentin tragjik është nisur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu