Nuk ishte vdekje aksidentale, por vrasje.
Zbardhet ngjarja e djeshme e ndodhur në Pogradec.
Burime nga policia bënë me dije se viktima Egli Proga është goditur nga një person i identifikuar tashmë si Denis Meçe, i cili e ka dhunuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se dy personat janë konfliktuar në afërsi të një lokali, ndërsa viktima pasi është goditur nga Meçe, ka hyrë brenda lokalit dhe ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar.
Ngjarja që deri ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, rezultoi në një vrasje.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes, ndërsa ka mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë për të parë edhe momentet e konfliktit.
Viktima ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar.