DURRËS- Reperi Noizy pritet të lirohet nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit pas disa ditësh në paraburgim. Reperi u shpall në kërkim nga autoritetet në Kosovë pasi akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni.
Ndërkohë sot është mbajtur seanca gjyqësore për të ndërsa është dhënë një vendim skandaloz për të liruar reperin. Ky vendim është marrë pasi reperi ka garanci pasurore 5 mln lekë. Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, pritet që Noizy sot të dalë nga qelia pas vendosjes së garancisë pasurore.
Dhunimi i Isenit bëri shumë bujë pasi ai vetë hodhi akuza dhe ka publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ndërsa drejtësia në vend vendosi të lirojë personin i cili dyshohet se është përgjegjës. Noizy do të ekstradohej drej Kosovës pasi edhe në njoftimin e policisë së publikuar pas arrestimit të tij në Shëngjin bëhej me dije se ai u vendos në pranga që të merrej drejtësia në Kosovë në lidhje me rastin.
Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Medi Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.