Publikohen fotot e autorëve dhe viktimave në Velipojë. Gjithçka ndodhi për shkak të një sherri mes kamarierit dhe kuzhinierit

0

Policia e Shkodrës vijon kërkimet për arrestimin e dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku (në foto), pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë të cilët akuzohen si ekzekutorë të Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe kunati i tij Arsid Hoxha, 22 vjeç. (Hoxha rezulton burri i motrës së Ersildit).

Ndërkohë sot u arrestuan dy persona, që dyshohet se janë përfshirë në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit.

Viktima Arsid Hoxha

Si ndodhi ngjarja:

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës, 19 gusht. Zanafilla e konliktit mes dy vëllezërve Frroku dhe viktimës Ishmi daton që më 28 qershor.

Në atë kohë, një konflikt kishte shpërthyer mes punonjësve në hotelin e dy vëllezërve Eduart dhe Gëzim Frrokut. Njëri prej kuzhinierëve të këtij hoteli u konfliktua me kamarierin. Në ndihmë të këtij të fundit erdhi Ersild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me të dhe kishte ndërhyrë për të zgjidhur situatën, por përfundoi në prangat e Policisë pasi kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin.

Më tej ai u largua nga vendngjarja dhe blutë bënë të mundur arrestimin e tij vetëm disa orë më pas.

Ndaj 33-vjeçarit Gjykata më pas ndryshoi masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë dhe shkoi në hotelin “Holiday”. Si duket 33-vjeçarit nuk i kishte dalë “inati” dhe rreth orës 21:00, së bashku me kunatin e tij, Arsid Hoxhën, shkuan në hotelin e dy vëllezërve Frroku ku dhe pas konfliktit me ta u qëlluan me armë zjarri.


Fatkeqësisht plumbat në drejtim të Hoxhës dhe Ishmit rezultuan fatalë për të rinjtë. Arsid Hoxha mori dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33-vjeçari u vra me tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark.

Pavarësisht ndihmës dhe përpjekjes së bluzave të bardha për t’i mbajtur në jetë, 22-vjeçari Arsid Hoxha dhe 33-vjeçari Ersild Ishmi nuk arritën të mbijetonin si pasojë e plagëve të shumta të shkaktuara nga arma e zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu