Gruaja vret me armë kunatin, më pas është vetëdorëzuar në polici

0

PRISHTINË- Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë. Sipas burimeve, e dyshuara është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara me inicialet N.M.

Konfirmimi i plotë:

Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu