
Këtë vit shkolla nis më 9 shtator.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka vendosur ta zgjasë vitin shkollor duke e mbyllur atë vetëm në mes të qershorit.
Disa thonë se ky është një paradoks pasi deri dhe universitetet janë duke planifikuar të mbyllin brenda majit vitin akademik edhe pse ata e nisin mbi një muaj më vonë vitin studimor.
Ndërkohë përvoja e shkollave private parauniversitare në Shqipëri dhe në tërësi e këtij arsimi në Evropë tregon se nxënësit kanë ndërprerje një deri dy javë çdo një muaj e gjysmë apo dy, kohë që shërben për çlodhje dhe reflektim të nxënësve në dijet e tyre.
Kalendari që shikoni më poshtë tregon ditët e shkollës dhe ato të pushimit për të gjithë vitin akademik 2024-2025 në Shqipëri.