Ç’ndodhi mbrëmë në kryeqytet? Kërcënohet me armë zjarri 32-vjeçari në Rrugën e Dibrës, policia…

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. V., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë, te Pazari i Ri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e dy bashkëmoshatarëve të tij, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme dhe shuma parash në tre biznese të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– R. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– J. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tip “Fiat”, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– E. S., 39 vjeç, dhe A. H., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, te mbikalimi i Kasharit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë shkaktuar një aksident me dëme materiale, kanë tentuar të ndryshojnë vendin e ngjarjes me qëllim përfitimin monetar nga kompanitë e sigurimeve, duke fshehur të vërtetën dhe duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 27.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu