Ndërron jetë 61-vjeçari, dyshohet se konsumoi fostoksinë

0

Një 61-vjeçar, i identifikuar me inicialet N.K., ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjës pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, N.K., banues në fshatin Gradisht të Divjakës, u paraqit në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve për të ofruar ndihmën mjekësore, ai nuk arriti të mbijetonte.

Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rastit dhe për të hetuar shkakun e konsumimit të substancës toksike. Policia po vijon hetimet për të sqaruar arsyet e këtij incidenti tragjik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu