“Bashkë Fitojmë” ankimon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Himarë, kërkojnë ndryshimin e vendimit të KAS

0

TIRANË- Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave përsa i përket zgjedhjeve në Himarë. Opozita kërkon që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme me pretendimin se procesi ishte i manipuluar.

PD kërkon të ndryshohet vendimi i KAS dhe që zgjedhjet në Himarë të shpallen të pavlefshme në të gjotha qendrat e votimit dhe të ripërsëriten. Po ashtu pritet që dhe PBDNJ të depozitojë ankimin në Kolegj si palë e tretë e interesuar.

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit për bashkinë e Himarës, për shkak të parregullsive të rënda në procesin zgjedhor në të gjithë 36 qendrat e votimit. Koalicioni dorëzoi pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve KAS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore ku kundërshton vendimin, ku shpallet fitues kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo me 5022 vota (58.6%), përballë kandidatit opozitar Petro Gjikuria, i cili mori 3545 vota (41.4%).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu