E mitura rrëzohet te shkallët elektrike të qendrës tregtare , dërgohet me urgjencë në spital

0

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet. Një vajzë 4-vjeçare është është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të.

Si pasojë e mitura është dëmtuar, ndërsa është dërguar menjëherë me ambulancë në spital. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu