“Pas më shumë se 8 orësh”, mbyllet mbledhja e qeverisë

0

TIRANA- Ka përfunduar pas më shumë se 8 orësh mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe me drejtues institucionesh. Mësohet se Rama është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt. Ai nuk ka folur për mediat pas kësaj mbledhjeje.

Pas tij mësohet se janë larguar dhe ministrat dhe anëtarë të tjerë të këtij takimi. Më herët u raportua se në takim janë folur disa çështje kryesore të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale dhe siguria dhe integrimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu