Është liruar përfundimisht nga burgu ditën e sotme Fredi Beleri.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Fierit, në seancën që u mbajt ditën e sotme, pasi më herët kishin dështuar 3 seancat e mëparshme për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
Beleri u arrestua më 12 maj të vitit 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale, ku ai garonte për kryetar të bashkisë Himarë, nën siglën e koalicionit PD-PL, “Bashkë Fitojmë”.
Ai u akuzua për shit-blerje votash dhe u burgos, megjithatë e fitoi mandatin, por pa mundur të betohet për të nisur detyrën. Më pas, KQZ e shpalli të pavlefshëm mandatin e tij, duje e çuar Himarën sërish në zgjedhje.