Masakër në shkollën e mesme, 14-vjeçari vret dy nxënës dhe dy mësues

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë SHBA-në, ku një 14-vjeçar ka kryer një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme.

Mediat amerikane raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy nxënës dhe dy mësues, si dhe kanë mbetur të plagosur 9 persona të tjerë.

Krimi i rëndë është regjistruar në shkollën “Apalachee” në qytetin Winder të Georgia-s.

Autori i dyshuar 14-vjeçar, i cili ende nuk dihet nëse është nxënës i shkollës ku ndodhi krimi, është dorëzuar menjëherë pas ngjarjes.

Deri më tani ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar adoleshentit drejt këtij akti ekstrem.

Presidenti Biden ka reaguar për ngjarjen e rëndë duke theksuar që shoqëria amerikane nuk mund të pranojë që sulme të tilla të bëhen normë në SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu