Dorëheqja e Alfred Pezës nga posti i drejtorit në RTSH, Alketa Vejsiu: Dita më e lumtur e jetës sime!

0

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, ka reaguar pas dorëheqjes nga pozicioni i Drejtorit të RTSH, Alfred Peza.

‘Sot është një ditë shumë e gëzuar për mua dhe për mijëra të tjerë që u hoqe bukën e gojës. Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. Nuk më bërë qefi kurrë për askënd, për ty po.Do prehet edhe babi i qetë tani se iku me merak për shkakun tënd. se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes……
Harrove që para ligjeve të jetës dhe vdekjes jemi të barabartë, njësoj. Ligësia jote nuk do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale…. shkruan mes të tjerash Alketa Vejsiu.
Ish deputeti socialist, Alfred Peza, dha sot dorëheqjen e parevokueshme nga posti i drejtorit të RTSH.
Peza u prezantua s ‘dorë e fortë’ në RTSH duke ndërmarrë një reformë të thellë. Por duket doli pa sukses!

Në një reagim në instagram, Alketa Vejsiu e ka nisur me ironi statusin e saj, duke thënë: “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, duke shtuar më tej “Të kisha thëne Alfred Peza, karma is a bitch!”!

Më tej, Vejsiu kujton në shkrimin e saj se ajo është gëzuar për largimin e Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH, teksa thotë se ky i fundit e ka prekur në pikën e saj më të dobët, duke i hequr nga puna njerken, ndërkohë qe asokohe ajo ka bere te ditur se babai i saj ishten ne gjendje të rëndë shendetesore dhe me pas nderroi jete.

Më tej moderatorja e njohur shton se edhe shefja e burimeve njerëzore ne RTSH, Anila Agalliu duhet dhe disa të tjerë duhet të largohen me Alfred Pezën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu