Nis me emocione dhe risi rrugëtimi në shkollën “Maarif Elbasan Campus”

0

Nga Entela Duka

Viti i ri shkollor ka startuar edhe në shkollën jopublike “Maarif Elbasan Campus”. Zërat fëminor e rinor gjallëruan mdjediset shkollore, teksa urimet e përqafimet pasuan momentet e fundit nga rënia e ziles së nisjes së mësimit.

E nisur që në vitin e parë me Shkollën e Mesme, zgjeruar me arsimin bazë, këtë vit shkoll Maarif Elbasan hap dyert për herë të parë për të gjithë të vegjëlit e ciklit parashkollor që duan një hapësirë kreative, me zhvillim aktivitetesh dhe një kurrikul të dedikuar posacërisht për ta.Ndërkohë për më të rriturit përfshin integrimin e sistemit Cambridge, aktivitetet pas shkollës, si dhe aktivitete shkencore.

Nëpërmjet një ceremonie zyrtare drejtuesit e institucionit arsimor uruan nxënësit, prindërit dhe mësuesit për nisjen e vitit shkollor, duke i garantuar ata se kanë bërë zgjedhjen e duhur.
Shumë prej nxënësve shprehen se e kanë pritur me padurim nisjen e shkollës.Në mjediset e “Maarif Elbasan Campus”kanë gjetur një klimë miqësore dhe bashkëpunuese.Shumë prej tyre i kishin transferuar studimet e tyre pranë Maarif.

Urimet ,përqafimet dhe buqetat me lule nuk kanë munguar për mësueset e përkushtuara të shkollës, të cilat falë profesionalizmit të tyre i kanë bërë mjediset shkollore më të dashura.

Dega Maarif Elbasan numëron rreth 160 nxënës në të gjitha ciklet e saj.13 vogëlush u ulën këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa 18-të në klasat e dhjeta. Dega Maarif Elbasan është prova më e mirë se mundi dhe përkushtimi, në një besim reciprok mes nxënësve dhe mësuesve, janë rruga e sigurt drejt suksesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu