E RËNDË/ Refuzoi t’i japë raport për gruan, 54-vjeçari në Vorë bën për spital mjekun

0

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policinë në Vorë, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjek.

Sipas uniformave blu, ai ka rrahur mjekun e një qendre shëndetësore, i cili kishte refuzuar t’i japë një raport mjekësor për bashkëshorten pa qenë ajo e pranishme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.