EMRI/ Kapet në Madrid trafikanti shqiptar i drogës, ishte në kërkim prej 2014 nga Europol

0

Është arrestuar në Madrid shqiptari 58-vjeç, Haredin Fejzulla, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik drogë, prej vitit 2014.

Sipas autoriteteve të huaja ai ishte i dënuar me 29 vite burg në Belgjikë për 13 akuza për trafik drogë, organizim kriminal dhe falsifikim dokumentesh. Policia në Madrid ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të shqiptarit.

Shqiptari u arrestua pas një hetimi që ka nisur që në janar të 2023 dhe u zhvillua në koordinim me autoritetet belge, pas dyshimeve se fshihej në Spanjë.

Haredin Fejzulla është në listën e Europol si një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu