Asambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Prrenjas fiton Çmimin e Madh në Festivalin Internacional të Folklorit dhe Paqes

0

Asambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Bashkisë së Prrenjasit mori pjesë dhe përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Festivalin Internacional të Folklorit dhe Paqes që u zhvillua në Agropoli në Itali këtë fillimjavë.

Në këtë event morën pjesë asamble nga vende të ndryshme nga Europa mes të cilave edhe nga qytetet italiane si nga Napoli,Siçilia ,Agropuli etj .Artistët nga Bashkia e Prrenjasit kanë përjetuar emocione pafund dhe krenari të papërshkueshme gjatë konkurimit pasi çdo performancë e tyre në skenë është mirëpritur e duartrokitur gjatë.

Asambli i Këngëve dhe Valleve të Prrenjasit e përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e XI të Festivalit të Folklorit dhe Paqes në Agropoli të Italisë dhe në fund të këtij eventi u nderua me Çmimin e Madh të Festivalit Internacional të Folklorit dhe Paqes në Agropoli, Itali.

Gjithashtu një vlerë e shtuar e cila i dha më shumë identitet përformancës së ansamblit ishin veshjet tradicionale të zonës Prrenjasit , të cilat morën vëmendje të jashtëzakonshme mes shumë grupeve folklorike pjesëmarrëse të festivalit, duke u vlerësuar me trofeun “Kostumografia më e mirë.Ardit Facja, zyrtar i Bashkisë Prrenjas e cilësoi sukses të jashtëzakonshëm paraqitjen e Asamblit të Këngëve e Valleve në të gjitha aspektet dhe këtë e tregon jo vetëm vlerësimi që ju bë me Çmimin e Madh por edhe jehona që ju bë në Mediat italiane punës së koreografit Valter Hana,drejtuesit të muzikës Elton Turtulli,,instrumentistëve Çelnik Cani, Fatos Turtulli e Olsi Laçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu