Tjetër medalje për peshëngritësit elbasanas Franko Ferra dhe Kristi Muça

0

Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” dhe qytetit të Elbasanit i shtohet edhe një trofe tjetër, ajo e “ Sportisti më i Mirë” Kupa e Republikës për meshkuj në peshëngritje. Sportistët si Franko Ferra, Kristi Muca ishin pjesë e Kampionatit “Kupa Republikës për të Rritur” duke dëshmuar edhe një herë jetër profesionalizëm dhe përkushtim. Franko Ferra u shpall sportisti më i mirë i Shqipërisë, ndërsa Kristi Muca nën kampion.Të emocionuar ata ndajnë emocionet e vlerësimit.

Për trajnerin legjendar të peshëngritjes në Elbasan Ilir Çela, këto trofe dëshmojnë edhe një herë tjetër suksesin e sportit të peshëngritjes në qytet. Sfida për trajnerin mbetet pjesëmarrja në lojërat Olimpike 2028.

Sakaq drejtori i Klubit Shumësportesh Elbasan Artin Kovaçi thekson se suksesi i radhës në disiplinën e peshëngritjes evidenton edhe një herë tjetër rëndësinë që klubi shumësportesh në Bashkinë e Elbasanit po i kushton të gjitha disiplinave.

Në Elbasan ky sezon sportiv ka nisur me risi dhe vëmendje karshi të gjitha disiplinave sportive.Përmirësimi i terreneve sportive dhe kushteve teknike pritet të ndikojnë pozitivisht edhe në performancën e ekipeve.Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu