Plasin edhe radiomarrëse e panele diellore në Liban. Mbi 300 të plagosur dhe 9 të vdekur (FOTO)

0

Situatë e pazakontë në Liban, vendi është përfshirë nga një valë e dytë e shpërthimeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, këtë herë janë prekur radiomarrësat.

Të paktën 9 persona raportohet se kanë humbur jetën sot dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur, pasi u ka shpërthyer në duar radiomarrësi.

Shpërthimet vijnë një ditë pasi mijëra pajisje komunikimi “pager” shpërthyen duke vrarë 12 persona dhe gjymtuar mbi 3000 të tjerë. Pajisjet përdoreshin kryesisht nga militantët e Hezbollahut.

Ditën e sotme, në disa qytete të Libanit, raportohet se kanë shpërthyer edhe panelet diellore si dhe sistemet e sigurisë së dyerve, si identifikuesit me gisht dhe kamera. Për pasojë kanë marrë zjarr disa banesa, makina dhe motorë në të gjithë vendin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu