Elbasan/ Arrestohet shoferi që përplasi motomjetin në aksin “Shezë-Peqin”

0

Elbasan – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. T., 61 vjeç, banues në Peqin. Ngjarja ndodhi më 07.09.2024, në aksin rrugor “Shezë-Peqin”, ku automjeti i drejtuar prej tij përplasi një motomjet me drejtues shtetasin F. T., 59 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi F. T. dhe pasagjerja e motomjetit pësuan lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale lidhur me ngjarjen i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.