Rrezikonin fundosjen, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur me jahtin e tyre

0

Katër të huaj janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare mes Velipojës dhe Shëngjinit.

Mësohet se ata kishin mbetur në det të hapur pasi jahti u pësoi defekt. Konkretisht bëhet fjalë për dy anglezë, një zviceran dhe një australian, të cilët ishin nisur nga Mali i Zi me jaht, për të cilin thuhet se rrezikonte të fundosej.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu