Përballje kampionësh në Elbasan, Bordin nis punën për sfidën me Egnatian

0

Në “Elbasan Arena” ditën e dielë do të luhet një përballje kampionësh. Elbasani do të presë në Egnatian për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 6-të të Superiores.

Verdheblutë janë kampionët e Kategorisë së Parë, ndërsa rrogozhinasit janë kampionët aktualë të Superiores. një duel mjaft interesant mes dy skuadrave që do të luftojnë ‘dhëmbë për dhëmb’ për 3 pikët.

Për këtë takim, Roberto Bordin nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet. Trajneri ika zbritur ekipin ën fushë për të zhvilluar stërvitjet. Për sfidën e së dielën janë 3 lojtarë që shqetësojnë stafin e skuadrës.

Arsen Kasa, Edon Hasani dhe Ze Gomesh kanë porbleme fizike dhe mbetet të shihet gjendja e tyre. Stafi shpreson që të 3 futbollistët të jenë të gatshëm për Egnatian, por deri ditën e djeshjes është stafi mjekësorë që do të thotë fjalën e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu