Një lënd plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në pronësi të një 60 vjeçari në Vaun e Dejës.Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale. Policia në kërkim të autorëve.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 60 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.